Scholz fiton debatin e fundit televiziv mes kandidatëve për kancelar

scholz-fiton-debatin-e-fundit-televiziv-mes-kandidateve-per-kancelar

Kandidati për kancelar i qendrës së majtë gjermane, Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD) fitoi dje debatin e fundit të madh zgjedhor televiziv, sipas një sondazhi.

Kur u pyetën se kush e fitoi sfidën televizive, 42 për qind e shikuesve votuan për Scholz.

Kandidati konservator i bllokut CDU/CSU, Armin Laschet ishte i dyti me 27 për qind, ndërsa Annalena Baerbock e të gjelbërve ishte e treta me 25 për qind të votave.

Rreth 6,0 për qind iu përgjigjën sondazhit “nuk e di”.

Rezultatet e sondazhit u prezantuan nga transmetuesi Sat.1, i cili së bashku me ProSieben dhe Kabeleins, e transmetuan drejtpërdrejt debatin. /atsh

The post Scholz fiton debatin e fundit televiziv mes kandidatëve për kancelar appeared first on Mesazhi.com.