SBASHK do t’i drejtohet gjykatës, kërkon shtesat për mësimdhënësit

sbashk-do-t’i-drejtohet-gjykates,-kerkon-shtesat-per-mesimdhenesit

Në Ministrinë e Arsimit vlerësojnë se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.

Për rrezikshmërinë e punës në kohën e pandemisë mësimdhënësit së shpejti do të kërkojnë pagesën e shtesave nëpërmjet gjykatës thonë në SBASHK.

Sipas tyre, vendimi i nxjerr nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Avdullah Hoti për shtesat është për muajin mars dhe prill.Ditë më parë, zëvendësministri i arsimit Dukagjin Pupovci, bëri të ditur se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.

Qeveria e kaluar në janar të këtij viti pati njoftuar se do të ndaj paga shtesë edhe për arsimtarët.

Ish-kryeministri Hoti pati thënë se pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste, në muajin shkurt dhe maj.