Sadriu e konsideron tendencioze pse mediet informuan se mori 396 euro nga shteti

sadriu-e-konsideron-tendencioze-pse-mediet-informuan-se-mori-396-euro-nga-shteti

Sadriu përmes një postimi në Facebook, lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore, i ka quajtur “lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës”.

“Teme nuk behen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7 000 euro ne muaj nga ish ministra te jashtem, teme nuk behen as kerkesat per mbulim te shpenzimeve shendetesore te ish diplomateve te emeruar politikisht te cilet vazhdojne te sjellin fatura shendetesore ne MPJD me jave e muaj pas perfundimit te mandatit ne sherbimin e jashtem”, shkroi Sadriu.

Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Tashmë është hapurnjë grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.

Ky është reagimi i plotë i Sadriut:

REAGIM ndaj lajmeve tendencioze dhe shtremberimit te se vertetes

Sot ne medie jane shperndare lajme tendencioze per rimbursimin e shpenzimeve shendetesore te para 1 viti dhe jane shperndare informata shendetesore e personale ne kundershtim me ligjin ne fuqi.

Ekziston perkufizim i qarte në Udhëzimin Administrativ 04/2015 te MPJD-se [Per sigurimet shendetesore ne misionet diplomatike e konsullore te Republikes se Kosoves] i cili rregullon ceshtjen e mbulimit te shpenzimeve shendetesore per gjithe diplomatet dhe anetaret e sherbimit te jashtem. Ministria e puneve te jashtme ka mbuluar shpenzimet shendetesore te diplomateve te saj nga viti 2008. Por, per dallim nga disa diplomate e miltante partiak te cilet kane shpenzuar dhjetera mijera euro shpenzime shendetesore pergjate viteve te kaluara ne sherbimin e jashtem, e disa me mijera euro shpenzime pergjate nje muaji, teme nga portalet e caktuara qe kane agjende parapolitike behen 300 e sa euro te rimbursuara nga une pergjate 6 muajve.

Teme nuk behen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro ne muaj nga ish ministra te jashtem, teme nuk behen as kerkesat per mbulim te shpenzimeve shendetesore te ish diplomateve te emeruar politikisht te cilet vazhdojne te sjellin fatura shendetesore ne MPJD me jave e muaj pas perfundimit te mandatit ne sherbimin e jashtem. Teme nga portalet fabrikuese nuk behet as moskthimi i pasurise se Ambasadave (telefona mobil, llaptop e gjesende tjera) nga ish diplomatet te cileve iu ka perfunduar mandati, e te cilat kapin vleren e mijera eurove.

Prandaj, ritheksoj se kerkesa per shpenzime eshte e bazuar ne Udhezimin Administrativ 04/2015 [Per sigurimet shendetesore ne misionet diplomatike e konsullore te Republikes se Kosoves] dhe ne procedurat administrative te Ministrise se Jashtme te cilat perfshijne se paku 4-5 filtera administrativ perfshi aprovimet e mbikqyresit te drejtperdrejt, Sekretarit te Pergjithshem dhe verifikimit nga certifikuesi i MPJDse i cili siguron qe secila kerkese eshte ne perputhje me kuadrin ligjor dhe procedurat administrative. Udhezimi dhe kuadri ligjor qe rregullon kete ceshtje eshte lehte i qasshem per publikun ne webfaqen e MPJD-së.

Prandaj, eshte e ulet dhe tendencioze te plasohen lajme te tilla ne portale te cilat nuk bazohen ne te verteten. Kete te vertete keto portale kane mundur shume lehte ta sqarojne me Ministrine e Puneve te Jashtme per te mesuar si se qendrojne rregullat per sigurime shendetesore dhe cilat jane shpenzimet shendetesore te misioneve tona diomatike e konsullore dhe ato te diplomateve tane, vec e vec. Por, duket qarte, qe e verteta atyre nuk ju intereson, ju intereson vetem qellimi per te fabrikuar lajme te paverteta e tendencioze.

Ka shume misione diplomatike e konsullore te cilat paguajne mijera euro shpenzime mujore ne sigurime shendetesore, kjo nderkaq nuk qendron ne Ambasaden ne Shkup. Ambasada e Republikes se Kosoves ne Shkup ka ulur rreth 7 fish shpenzimet e saj operative qe nga korriku i ketij viti. 7 fish. Disiplina financiare dhe kursimi i parase publike ka qene dhe mbetet parim i perditshem i punes time dhe ekipit qe udheheqe ne kete Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk ishte rasti ne te kaluaren. /Lajmi.net/