Sa shpesh mund të vizitohen varrezat?

sa-shpesh-mund-te-vizitohen-varrezat?

Pyetje:

I nderuar, desha të di se sa shpesh kam të drejtë të vizitojë varrezat. Pas humbjes së njërit nga prindërit më bie të shkojë më shpesh të varri i tij, të lutem për të, ta them atë që e ndjej në shpirt dhe, më e rëndësishmja, më vonë, pas kthimit, ndjehem më i qetë dhe më i relaksuar. Gjatë një bisede që pata m’u tha se nuk qenka mirë, as për mua e as për të vdekurin, për këtë që veprojë. Sa është e saktë kjo?

Përgjigjja:

Vizita e varreve duhet të ketë një qëllim, e ai është që të nxjerrim mësim se kjo botë është kalimtare dhe se prej vdekjes nuk ka ikje. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vizitoni varrezat sepse ato ua kujtojnë juve ahiretin (botën tjetër).” (Imam Muslimi). Andaj, varrezat mund të vizitohen varësisht nga nevoja dhe kushtet. Nuk ka kurrfarë kufizimesh sa i përket kohës së qëndrimit në to dhe se sa shpesh mund të shkohet atje. E rëndësishme është se të gjallët kanë dobi nga vizita e varrezave, me ç’rast marrin mësim, kurse për të vdekurit ka dobi, pasi përfitojnë nga duatë dhe lutjet që bëhen për to.

__________________

Dr. Enes Ljevakoviç, fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress.ch)