Sa herë në ditë trupi ynë ka nevojë për gjumë?

sa-here-ne-dite-trupi-yne-ka-nevoje-per-gjume?

Trupi ynë është programuar për dy periudha natyrore të gjumit brenda një ditë 24- orëshe, pa marrë parasysh se sa ke fjetur në 24 orët e fundit

Periudha primare është midis mesnatës dhe orës 07:00, ndërsa periudha tjetër ndodh në pasditën e vonë, nga ora 13:00 deri në ora 16:00.

“Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim”. (EnNebe’ë. 9)

Fjala subata, sebtum në gjuhën arabe do të thotë shkëputje, vdekje, ndërprerje nga aktivitetet e ditës (jetës) për një kohë të caktuar në mënyrë që qelizat tona trupore të kenë kohe të mjaftueshme për rifreskim.