Rusia i kundërpërgjigjet ShBA-së, dëbon 10 diplomatë nga Moska

rusia-i-kunderpergjigjet-shba-se,-debon-10-diplomate-nga-moska

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi këtë të premte se Moska do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA.

Gjithashtu Lavrov tha se Moska do të vendosë tetë zyrtarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve dhe do të ndalojë aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane të ndërhyjnë në politikat e Rusisë.

Ai shtoi se Rusia ka mundësi të marrë “masa të dhimbshme” kundër bizneseve amerikane në Rusi, por nuk do ta bëjë menjëherë këtë. Kjo lëvizje vjen pas një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë u vendosen këtë javë nga administrata e Biden.

Ndërsa ShBA-ja zotëron fuqinë për të ndikuar në ekonominë ruse, Moska nuk ka mjete dhe pushtetin për t’u përgjigjur në të njëjtën mënyrë, megjithëse potencialisht mund të dëmtojë interesat amerikane në botë në mënyra të tjera. /euronews

The post Rusia i kundërpërgjigjet ShBA-së, dëbon 10 diplomatë nga Moska appeared first on Mesazhi.com.