Rritet shpyllëzimi në Amazonë

rritet-shpyllezimi-ne-amazone

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil u rrit për 43 për qind muajin e kaluar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Qeverisë braziliane.

Sipas tyre, 1,157 kilometra katrorë pyje u shkatërruan në katërt muajt e parë të vitit 2021.

Kjo shifër është për 4 për qind më e ulët së një vit më parë.

Amazona është një akumuluese jetike e karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Shkencëtarët thonë se humbja e pyjeve është përshpejtuar qëkur presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka marrë detyrën në vitin 2019.

Bolsonaro ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minerare në pyjet më të mëdha në botë.

Në një samit të klimës të udhëhequr nga SHBA-ja, muajin e kaluar, ai ka premtuar se do t’i dyfishojë paratë e rezervuara për mjedisin dhe se do t’u japë fund shpyllëzimeve të paligjshme deri në vitin 2030.

Aktivistët e mjedisit kanë frikë nga ajo që mund të sjellë sezoni i thatë i vitit, që zakonisht nis në maj dhe zgjat deri në tetor.

Në nëntor të vitit të kaluar, agjencia hapësinore e Brazilit (Inpe) ka thënë se shpyllëzimi i Amazonës është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008. /rel

The post Rritet shpyllëzimi në Amazonë appeared first on Mesazhi.com.