Rritet në 50 numri i të vdekurve nga një sulm me bombë në Kabul

rritet-ne-50-numri-i-te-vdekurve-nga-nje-sulm-me-bombe-ne-kabul

Është rritur në 50 numri i personave që kanë humbur jetën në një sulm me bombë të kryer dje në orën e iftarit përpara një shkolle në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryen deklaroi se është rritur në 50 numri i viktimave në sulmin me bombë dje në orët e iftarit përpara shkollës Sayed ul-Shuhada në rajonin Dasht-e Barchi të Kabulit.

Ai tha se numri i të plagosurve ka tejkaluar mbi 100 dhe se kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Aryen shpjegoi se sulmi është kryer fillimisht me një autobombë dhe më pas me shpërthimin e dy bombave të tjera të vendosura në zonë.

Pasi deklaroi se qendrat arsimore kanë imunitet nga lufta dhe se ky sulm është krim lufte, Aryen bëri përgjegjës talebanët për sulmin.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush. Ndërkohë që talebanët kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sulmin dhe se e dënojnë sulmin.

Sipas qeverisë së Afganistanit, ngjarjet e dhunshme në vend janë rritur që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja rreth një javë më parë. /aa

The post Rritet në 50 numri i të vdekurve nga një sulm me bombë në Kabul appeared first on Mesazhi.com.