Rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirim me kusht

rrezohet-kerkesa-e-zani-caushit-per-lirim-me-kusht

Kërkesa nuk është pranuar me argumentin se nuk ka pasur sjellje shembullore dhe se është dënuar disa herë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Për këtë arsye sipas gjykatës “i forti” i lagjes Çole nuk konsiderohet i rehabilituar.

Nga ana tjetër, në ditët në vijim ka një tjetër seancë të ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut, ku nga siguria e lartë kërkon të qëndrojë në sigurinë e ulët.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të kryera në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, Çaushi e mbështeti kërkesën e tij me argumentin se ka vuajtur tre të katërtën e dënimit ashtu siç e parashikon ligji.

Ish-drejtuesi i bandës së Çoles, përveç argumentit se ka kryer 25 vite heqje lirie, thotë se është babai i dy fëmijëve të mitur për të cilët duhet të kujdeset.

Çaushi që aktualisht po e vuan dënimin në burgun e Drenovës, në kërkesën drejtuar gjykatës shprehej se pas lirimit do të kërkojë dhe të punësohet.