Rregull kuranor – Mos e humbni shpresën në ndihmën e Allahut!

rregull-kuranor-–-mos-e-humbni-shpresen-ne-ndihmen-e-allahut!

Nëse ndodheni në momente sprovash dhe problemesh jetësore dhe mbështeteni në Allahun duke treguar fisnikërinë dhe mirësinë tuaj, dijeni se Allahu i Madhërishëm do të dërgoj dikë, që ndoshta nuk e njihni, që nuk ka lidhje me ju, që të ju ndihmojë dhe t’ju nxjerr nga gjendje në të cilën gjendeni.

Dy shembuj

– Jusufi a.s. pasi që vëllezërit e lanë në bunarë, ai mbeti i vetëm në mes të shkretëtirës dhe në fund të bunarit pa asnjë shans për të mbijetuar. Mirëpo Allahu xh.sh dërgon një karvan tregtarësh të cilët nuk e dinë Jusufin e as që e dinë se është në bunar. Duke kërkuar ujë, e gjejnë Jusufin dhe e nxorën nga fundi i bunarit dhe pas kësaj ai përfundon në oborrin e pasanikut.

– Kur Jusufi a.s. u burgos me pa të drejtë, Allahu bëri që ai të jetë bashkë me një të burgosur tjetër  i cili edhe pse nuk e dinte kush është Jusufi do të jetë shkaktar që ta shpëtoj nga burgu.

Pra, asnjëherë mos e humbni shpresën në ndihmën e Allahut!

Përktheu: A. D. Islampress