Rrahje masive te Rruga B, gjashtë persona të arrestuar

rrahje-masive-te-rruga-b,-gjashte-persona-te-arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona pas një rrahjeje masive që ndodhi sonte te Rruga B në Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.

“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti. /Lajmi.net/