Ronela thekson figurën trupore në kostumin e ngushtë, tregon ndryshimin në dukje

ronela-thekson-figuren-trupore-ne-kostumin-e-ngushte,-tregon-ndryshimin-ne-dukje

Ronela Hajati para pak kohe është kthyer në Tiranë, pas qëndrimit për pushime në Nju Jork, shkruan lajmi.net.

Artistja, me t’u kthyer në vendlindje u bë bashkë me shoqëri për të festuar me rastin e ditëlindjes së shoqes së saj.

Ajo zgjodhi që në këtë ndejë të vishej me kostum të bardhë, i cili ia theksonte format trupore asaj dhe dukej tërheqëse.

Po ashtu, Ronela tregoi edhe një ndryshim që ka bërë në dukje, duke prerë flokët shumë shkurt.

Në mbishkrimin që ia la fotos, këngëtarja tha se ka festuar edhe kur qante para një ore edhe kur qante pastaj, sepse duhet të bëhesh e fortë pavarësisht të gjithave.

“Me tha dikush sot: “Vishemi dhe rregullohemi ,por e kemi zemren cope” dhe mu kujtua kur pyesja veten: “A mund te shkoje me keq se kaq?” Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para nje ore qante, edhe kur me vone e mbyste dhimbja pa e pare askush, sepse te behesh e forte eshte e vetmja gje qe ngelet te besh! Kur te mundesh festo ! Zemra e nje gruaje eshte nje oqean me mistere 💙 dhe fotoja eshte bere pas 200 kileve alkool qe na hodhi @sagerimakeup ne koke”, shkruan ajo. /Lajmi.net/