Riemërohet përsëri në krye të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit

riemerohet-perseri-ne-krye-te-liges-arabe,-ahmed-aboul-gheit

78 vjeçari nga Egjipti u riemërua për një mandat të dytë të mërkurën si sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe e cila përbehet nga 22 shtete anëtare, tha një burim diplomatik.

Ai shërbeu si ministër i jashtëm i Egjiptit midis vitit 2004 dhe 2011 dhe u zgjodh për herë të parë për të udhëhequr këtë organizatë në vitin 2016.

Ministrat e shteteve arabe unanimisht vendosen të miratojnë kërkesën e Egjiptit për të riemëruar sekretar të përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit për një mandat pesë vjeçar, tha burimi.

Që nga themelimi i saj në 1945, kjo organizatë me qendër në Kajro punon për afrimin e marrëdhënieve midis vendeve anëtare si dhe koordinimin e bashkëpunimin në mes tyre për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e tyre si dhe mbikëqyrjen e interesave të këtyre shteteve.

Liga Arabe shpesh është kritikuar për paaftësinë e saj për të zgjidhur çështjet për të cilat edhe është themeluar. /Mesazhi.com

The post Riemërohet përsëri në krye të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit appeared first on Mesazhi.com.