Rezultatet e fundit: VV 47.86%, PDK 17.40%, LDK 13.07%, AAK 7.42%

rezultatet-e-fundit:-vv-4786%,-pdk-1740%,-ldk-1307%,-aak-7.42%

Nga 99.84 për qind e votave të numëruara deri më tash, partia e Albin Kurtit prin me 47.86 për qind ose 378 mijë e 171 vota.

Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind ose 137 mijë e 474 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.07 për qind ose 103 mijë e 291, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.42 për qind ose 58 mijë e 619.

Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 20 mijë e 506, pa asnjë mundësi për të kaluar pragun. /Lajmi.net/