Reshjet e fundit rëndojnë situatën, Hoti thotë se situata është duke u menaxhuar nga mekanizmat lokal

reshjet-e-fundit-rendojne-situaten,-hoti-thote-se-situata-eshte-duke-u-menaxhuar-nga-mekanizmat-lokal

Zyra e kryeministrit thotë se, sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të  disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike.

Mirëpo, situata është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës./Lajmi.net/