Reshje të mëdha të shiut e të borës, kjo është gjendja e rrugëve nëpër Kosovë

reshje-te-medha-te-shiut-e-te-bores,-kjo-eshte-gjendja-e-rrugeve-neper-kosove

Shiu që ka filluar qysh në orët e mbrëmjes gjatë ditës së djeshme, po vazhdon edhe sot.

Sipas tabelës që tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë të menaxhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, shkruan lajmi.net.

Pothuajse të gjitha magjistralet përveç asaj Pejë – Kullë nuk janë të mbuluara me dëborë.

Në qytete është duke rënë shi tash e disa orë pa ndërprerë ndërsa në viset e larta malore po bie edhe borë.

The post Reshje të mëdha të shiut e të borës, kjo është gjendja e rrugëve nëpër Kosovë appeared first on Mesazhi.com.