Reshitaj: Nuk jam larguar nga AAK-ja, shkova në Kuvend se s’dua të bllokohemi nga Lista Serbe

reshitaj:-nuk-jam-larguar-nga-aak-ja,-shkova-ne-kuvend-se-s’dua-te-bllokohemi-nga-lista-serbe

Reshitaj doli kundër vendimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndërsa pas seancës tha se nuk ka arritur të lejojë që Presidenca të varet nga Lista Serbe apo të bllokohet nga ata, pra të bllokohet nga Lista Serbe e cila siç e dimë të gjithë është e dirigjuar nga politikat e Vuçiq-it në Beograd.

“Ju e dini se jemi në një fazë të keqe të pandemisë ku nga 1 mijë persona në ditë kemi të infektuar dhe kemi rekord të vdekjeve të pacientëve dhe është më e pakta që qytetarëve u duhet të shkojmë në zgjedhje.Duhet të vetëdijesohemi që shëndetin dhe vullnetin qytetarë ta vëmë mbi çdo interes personal apo partiak.Kjo çka unë sot kamë bërë thjesht kam plotësuar një vendim, një aktgjykim të Kushtetueses që kërkon që çdo deputet të qëndrojë në sallë në periudhat kur kemi votime.Unë do të lus të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu siç kam bërë me partinë që i takoj në disa takime që kemi pasur kur kam ngreh këtë mendim ku e kam shfaqur këtë mendim që ne si grup të jemi pjesë e seancës”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Tutje ajo shtoi se s’ka shkuar në Kuvend të votojë pro asnjë kandidati, por thjesht të jem pjesë e seancës që të mos lejojmë që ende pas 20 viteve të dirigjohemi apo e ardhmja e vendit tonë të varet nga Lista Serbe.

“Nuk jam larguar nga AAK, kam menduar se është më e mira për vendin të jemi në seancë përkundër të gjithë arsyetimeve të tjera. Unë ende i bëj thirrje partisë të jemi këtu. Mendoj se edhe Haradinaj i ndanë mendimet e njëjta me mua sepse AAK nuk do të çojë vendin në zgjedhje apo të rrezikojë shëndetin e qytetarëve”./Lajmi.net/