Reklama “Love Erdogan” në Sarajevë, një përgjigje ndaj asaj të shfaqur në New York kundër Erdoganit

reklama-“love-erdogan”-ne-sarajeve,-nje-pergjigje-ndaj-asaj-te-shfaqur-ne-new-york-kunder-erdoganit

Në panot e reklamave në Sarajevë kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, u shfaq një reklamë “Love Erdogan”, një referencë ndaj Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Panot e qendrave tregtare “Dom Mladih” dhe “Sara” në pjesë të ndryshme të kryeqytetit Sarajevë shfaqën reklamën “Love Erdogan” në përgjigje të një reklame të bërë nga një grup i anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO) në New York të SHBA-së që synon shpifje ndaj Turqisë.

Reklama e shoqatës së FETO-s e shfaqur në një ekran digjaital afër sheshit Times Square në Manhattan ngjalli protesta nga Komiteti Drejtues Turko-Amerikan (TASC) dhe komunitetit turk dhe u hoq pas një reagimi të ashpër.

The post Reklama “Love Erdogan” në Sarajevë, një përgjigje ndaj asaj të shfaqur në New York kundër Erdoganit appeared first on Mesazhi.com.