Refleksione ramazani: Iftari

refleksione-ramazani:-iftari

REFLEKSIONE RAMAZANI / 01

Ebu Hurejre r.a. përcjell një hadith nga Muhammedi a.s., në të cilin thuhet: “All-llahu xh.sh.ka thënë: “Robërit e mi, që i dua më së shumti, janë ata që nuk e vonojnë iftarin.” (Imam Tirmidhiu)

Po ashtu ka thënë: “Njerëzit do të jenë në rrugë të mbarë derisa do të nxitojnë ta çelin iftarin.” (Buahriu)

Refleksion:

Nga hadithi kuptojmë se All-llahu xh.sh. nuk dëshiron që t’i mundojë robërit e Tij përmes agjërimit. Ai gëzohet kur robërit e prishin agjërimin dhe bëjnë iftar, madje edhe e dëshiron momentin e ngutjes kur bëjmë iftar. Asnjë ibadet në Islam nuk është i mundimshëm dhe i pamundshëm.

Iftari është momenti që të kujton takimin me Zotin. Muhammedi a.s. ka thënë: “Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha iftar dhe kur ta takojë Zotin e vet.” (Buhariu)

All-llahu në Kur’anin famëlartë ka thënë: “Dhe mëshira ime ka përfshirë çdo gjë.“ (El-Araf, 156)

Përgatiti: Mehas Alija

(Islampress)