Receta vegjetariane – Qofte shtëpie me lulelakër

receta-vegjetariane-–-qofte-shtepie-me-lulelaker

Qoftet me perime krijojnë mundësinë që të kënaqni të dashurit tuaj me receta nga më të ndryshmet.

Sot ama ju prezanton një recetë krejt të veçantë e cila kërkon përdorimin e lulelakrës.

Edhe pse disa i qëndrojnë larg kësaj perimeje prej aromës së fortë që ka, iu premtojmë se qoftet do të jenë fantastike.

Provojini edhe ju këtë recetë dhe mrekullohuni me delikatesën që ato dhurojnë.

Përbërësit

650g lulelakër

3 vezë

Trumzë

Piper i zi

150g patate

50g djathë kaçkavall

Kripë

130g bukë e thekur e thërrmuar

Vaj për skuqje

Përgatitja

Nisni me qërimin dhe pastrimin e perimeve në ujë të bollshëm.

Pataten vendoseni të qëruar për të zierë, ndërkohë lulelakrën ndajeni në tufa të vogla.

Zieni të ndara pasi perimet kanë nevojë për kohë të ndryshme për të qenë gati.

Pasi të keni mbaruar me zierjen e tyre kalojini në grirësen elektrike për t’i grimcuar.

Nëse nuk ju gjendet kjo pajisje mund t’i shtypni perimet duke përdorur kulloren e makaronave dhe një lugë.

Kur të mbaroni me shtypjen e perimeve kalojeni brumin e tyre në një tas të madh dhe aty shtoni erëzat e përmendura tek përbërësit.

Më pas shtoni 1 vezë, të cilën e keni rrahur lehtë, dhe përziejeni masën me një spatul kuzhine.

Në fund hidhni dhe djathin kaçkavall dhe punojeni mirë masën që të jetë e njëtrajtshme.

Me duar nisni tu jepni formë qofteve.Topthat të jenë në madhësinë e një veze mesatare.

Në një tas hidhni bukën e thekur të thërrmuar dhe tek një tjetër rrihni vezët e mbetura.

Kalojini qoftet në fillim tek tasi me vezë e më pas tek tasi me bukën e thekur.

Ndërkohë që në zjarr keni vendosur një tenxhere apo tigan të thellë me vaj për skuqje.

Futni qoftet për t’i skuqur derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë të ndezur.

Më pas lërini të ftohen pak në një pjatë me letër thithëse dhe mund t’i shërbeni.

Këto qofte shoqërohen me salcën ‘xaxiq’, sallata por edhe si meze./Lajmi.net/