Receta e ditës – Rizoto me shafran Indie

receta-e-dites-–-rizoto-me-shafran-indie

Rizoto është një pjatë tipike Italiane. Ndërsa shafrani një erëz që është përdorur që në antikitet dhe njihet për shijen pikante dhe aromën karakteristike.

Përbërësit ( për dy persona)

1 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 qepë të verdhë

1-2 thelpinj hudhër

1 gotë e gjysmë me oriz

4 gota me lëng mishi ose lëng perimesh

Gjethe dafine

Gjethe sherebele

1/2 filxhan çaji verë e bardhë

30g gjalpë

1/4 filxhan çaji djathë kaçkavall

Një lugë e vogël me shafran pluhur

Hapat që duhet të ndiqni

Për të përgatitur rizoton me shafran, fillimisht qëroni dhe prisni imët qepët dhe hudhrat.

Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 3-4 min.

Më pas shtoni në tigan orizin dhe ndërkohë që e trazoni shtoni pak e nga pak lëngun e mishit ose të perimeve.

Vazhdoni duke trazuar orizin dhe shtoni disa gjethe sherebele dhe pak nga gjethet e dafinës.

Shtoni gradualisht pjesën tjetër të lëngut, ndërkohë që trazoni orizin.

Gatuajeni në zjarr të ngadaltë për rreth 17 minuta. Sigurohuni që të vazhdoni të përzieni orizin ndërkohë që shtoni lëngun e perimeve ose të mishit.

Hiqni gjethet e sherebelës dhe dafinës nga orizi.

Më pas shtoni pluhurin e shafranit , në këtë mënyrë do të çlirohet më shumë aromë.

Në fund shtoni me ngadalë verën e bardhë, gjalpin dhe djathin.

Rizoto me shafran është gati. Pasi ta keni hedhur në pjata, ju mund t’i shtoni edhe pak djathë të grirë sipër. /Lajmi.net/