Reagon edhe Haradinaj-Stublla: Fëmijët e politikanëve s’mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve

reagon-edhe-haradinaj-stublla:-femijet-e-politikaneve-s’mund-ta-bartin-mbi-supe-luften-politike-te-prinderve

Sipas saj, fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre.

“Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/