Reagon ambasadori gjerman: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të hapur, jo të mbyllur

reagon-ambasadori-gjerman:-pengimi-i-sportisteve-kosovare-eshte-shembull-i-ballkanit-te-hapur,-jo-te-mbyllur

Ai këtë e tha pas pengimit nga Serbia që iu është bërë boksierëve kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, tha Rohde, shkruan lajmi.net.

Ambasadori gjithashtu theksoi se shkëmbimet intelektuale, kulturo-sportive dhe artistike janë të domosdoshme.

“Ashtu sikurse e tha dje Zëdhënësi i BE-së “pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”./Lajmi.net/