Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK

rasim-selmanaj-jep-doreheqje-nga-te-gjitha-pozitat-ne-aak

Lajmin e ka dhënë vet Selmanaj.

“Nuk kam çfarë të shtojë pos që jam liruar nga strukturat e partisë. Mbetem anëtar i thjeshtë i AAK-së”, tha Selmanaj për Telegrafin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit në vendin e katërt në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 7.57 për qind të votave.

Selmanaj në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte kandidat për deputetë nga lista e AAK-së.

Edhe më parë Selmanaj ka bartur funksione të larta duke qenë kryetar i Deçanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.