Rama udhëton të premten drejt Turqisë, pritet konkretizimi i disa marrëveshjeve bilaterale

rama-udheton-te-premten-drejt-turqise,-pritet-konkretizimi-i-disa-marreveshjeve-bilaterale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që të jetë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit që do të zhvillohet këtë të enjte.

Klan News raporton se është parashikuar që sot, kreu i qeverisë shqiptare të mbajë edhe një fjalim.

Pas kthimit nga Suedia, ku mori pjesë në një forum kundër antisemitizmit, Rama nuk do të qëndrojë gjatë në Tiranë.

Sipas Klan News, Rama parashihet që të premten ai të udhëtojë drejt Turqisë në kuadër të disa marrëveshjeve që janë nënshkruar disa muaj më parë e që duhen vënë në zbatim mes dy shteteve.

Rama do të shkojë në Ankara me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar.

The post Rama udhëton të premten drejt Turqisë, pritet konkretizimi i disa marrëveshjeve bilaterale appeared first on Mesazhi.com.