Rama shpërthen me akuza ndaj partive në Shqipëri e Kosovë: Ata që i fryjnë zjarrit të detit me Greqinë janë maskarenj

rama-shperthen-me-akuza-ndaj-partive-ne-shqiperi-e-kosove:-ata-qe-i-fryjne-zjarrit-te-detit-me-greqine-jane-maskarenj

Me tone të ashpra kryeministri Rama shfryu ndaj atyre që sipas tij nxisin idenë se deti është kos dhe mund të shihet me marrëveshje të fshehta.

Këtu ai nnëkuptoi drejtues dhe përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, daj të cilëve e ashpërsoi gjuhën duke i quajtur maskarenj

Rama tha se, pse vendi ynë nuk ka një marrëveshje, do të shkojë në gjyq me Greqinë.

Deklaratat i bëri gjatë një bashkëbisedimi në Sarandë.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet me Greqinë dhe çfarë do të kërkojë Shqipëria në Gjykatën Ndërkombëtare? Greqia i ka bërë të qarta vendimet e veta, zgjerimi me 12 milje dhe ngushtica e kanalit të Korfuzit që lidhet me ne.

Edi Rama: Nuk ka asgjë të tillë në vendimet që ka marrë Greqia. Vendimet e Greqisë që këtu janë keqinterpretuar masivisht janë vendime të cilat nuk kanë lidhje me çështjen e detit mes nesh dhe Greqisë. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për ty shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj dhe gjithë ekonominë e detit duhet të spostojmë në Virua. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia. Është absurditet i gjithi. 12 miljet janë e drejtë e gjithësecilit shtet, Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint, një pjesë e konsiderueshme është matanë. Matanë ka Greqia hapësirë për tu shtrirë 12 milje në raport me Italinë.Konventa e thotë qartë se kjo e drejtë ushtrohet ku është mundësia fizike, asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë arbitrarisht nëse nuk është mundësia fizike. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin ’90 me 6 milje. Aty ku nuk ushtrohet kjo e drejtë duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh sepse nuk ka hëpësirë për të ushtruar të drejtën pa u marrë vesh. Ideja se deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është hjë ide komplet absurde por keqardhja e madhe është se ka kaq shumë peshq me dy këmbë që këtë absurditet të madh e marrin për të mirëqënë. Për këtë arsye ata të cilët kanë një përgjegjësi publike që janë liderë partish, janë përfaqësues partish në Shqipëri dhe Kosovë dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj, nuk di fjalë tjetër përveç fjalës maskara. Qënie të ulëta, të padenja që nuk meritojnë asnjë respekt por që për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas. Përgjithësisht kanë një pjesë gjysmë analfabetësh që i japin vetes superioritetin moral të patriotit, por patriot dhe injorant janë dy gjëra që nuk lidhen me njëra-tjetrën. Mund të jesh me shkollë dhe je injorant. Ka në këto kohë të palavdishme njerëz me shkollë që e kanë kokën bosh. Ky është absurditet nuk ka asnjë shqetësim. Marrëveshja e vjetër ishte një problem që e bënë ata që sot flasin, i fryjnë zjarrit. Ajo marrëveshje është zhbërë.Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive dhe Greqia është në të drejtën e saj 100% në atë që ka bërë por nuk e impakton fare Shqipërinë./Oranews