Rakiq: I duam të gjitha 10 mandatet për të shtyrë përpara formimin e Asocacionit

rakiq:-i-duam-te-gjitha-10-mandatet-per-te-shtyre-perpara-formimin-e-asocacionit

Rakiq në një intervistë për Politika tha se për shkak të arritjes së formimit të Asocacionit të Komunave Serbe, është e nevojshme që 10 mandatet në Kosovë të jenë në duart e serbëve në mënyrë që të insistojnë për formimin e Asocacionit.

“Sigurisht, shqiptarët, me pëlqimin e heshtur të Bashkimit Evropian, po shtyjnë mënjanë të gjitha ato pika të marrëveshjes që janë në interes të popullit serb. Dhe gjëja më e rëndësishme është formimi i Asocacionit të Komunave Serbe, prandaj është e nevojshme që të gjitha 10 mandatet të jenë në duart e Serbëve në mënyrë që të vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes dhe të kujtojnë Bashkimin Evropian se Asocacinoni i Komunave Serbe është një detyrim i Prishtinës i garantuar nga Brukseli. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo”, tha Rakiq.