Qytetarët thirrje qeverisë : Marrëveshje kolektive tani, jo para zgjedhjeve

qytetaret-thirrje-qeverise-:-marreveshje-kolektive-tani,-jo-para-zgjedhjeve

Nënkryetari i Sindikatës së Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, para protestuesve tha se Kosova është një nga shtetet më të varfra në rajon si dhe punëtorët e sektorit privat janë më të shtypurit.

“Dihet që Kosova është ndër shtete më të shkelura ndërsa pjesëmarrja në protesta e vogël. Punëtorët janë të shtypur tej mase prandaj nuk protestojnë. Mos të largohen nga puna padrejtësish”, u tha tutje.

“Të bëjnë marrëveshjen kolektive tani jo para zgjedhjeve”.

Gjithashtu kërkesë e tij është po ashtu edhe njohja e viteve të punës në vitet e 90-ta si dhe rinovimin e kontratës kolektive.

“Kërkesë tjetër e jona është njohja e viteve të punës në vitet 1990. Të gjitha ata që kanë punuar në ato vite të ju njihet kjo e drejtë e punës. Dhe lus qeverinë e re që së shpejti të filloj me këtë procedurë. Kemi kontratën kolektive e cila nuk është aprovuar qysh në vitin 2018, kërkojmë që të rinovohet kjo kontratë. Zbatimi i ligjit të punës, besoj që punëdhënësit nuk e kanë lexuar ligjin e punës, pasi është duke u shkelur ky ligj”, tha ndër të tjera, Llumnica.

Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës dhe Myriad. Ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa sindikata.