Qofte vegjetariane me perime; receta e thjeshtë dhe e shijshme

qofte-vegjetariane-me-perime;-receta-e-thjeshte-dhe-e-shijshme

Përbërësit:

2 kungulleshka të mëdha

2 vezë

2 qepe te njoma

250 gr miell

djathë të coptuar

kripë dhe piper i zi

majdanoz

pluhur për ëmbëlsira

Përgaditja:

1.     Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.

2.     Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.

3.     Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.

4.     Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

5.     Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.

6.     Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt. /Lajmi.net/