QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me Covid

qkuk-ka-shtreter-dhe-hapesira-te-mjaftueshme-per-trajtim-te-pacienteve-me-covid

Zyra për medie e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësorë është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së.

Përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2( Mjekësi Sportive), poashtu në Klinikën Infektive 3 ( Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshme.

Lajmet e postuara, se kinse nuk asnjë vend të lirë në QKUK nuk qëndrojnë dhe se QKUK ka ekipet mjekësore 24-orë që ofrojnë trajtim për pacientët me Covid.

The post QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me Covid appeared first on Mesazhi.com.