Qendra për Transfuzion bën thirrje për dhurim të gjakut: Mungesa e gjakut po rritet

qendra-per-transfuzion-ben-thirrje-per-dhurim-te-gjakut:-mungesa-e-gjakut-po-rritet

Por nga Qendra për Transfuzion të Gjakut kanë theksuar se së fundi mungesa e furnizimit me gjak është rritur.

Të njëjtit kanë ftuar të gjithë personat vullnetare të dhurojnë gjak, në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës.

Postimi i plotë:

Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut.

Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet.

Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë  të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.

Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00./Lajmi.net/