Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

qalaj:-po-te-kaloja-ne-vv,-nuk-do-te-kishte-fjale-kunder-meje

Qalaj ka thënë se tërë kjo vëmendje ndaj tij po bëhet pasi iu bashkua PDK-së dhe jo një partie tjetër.

“Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shpjeguar pse ka pasur afërsi me ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Krejt marrëdhënia ime me të ka pasur të bëjë me dhënien e ndihmës në pandemi”, ka thënë ai.

Tutje Qalaj ka thënë se prej që ka qenë në moshë më të re ka pasur afërsi me PDK-në dhe për këtë arsye e ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet këtij subjekti në këtë kohë.