Putin dhe Merkel shënojnë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

putin-dhe-merkel-shenojne-pervjetorin-e-perfundimit-te-luftes-se-dyte-boterore

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar urime anëtarëve të shteteve të pavarura të Commonwealth-it, lidhur me rolin e tyre në fitoren ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe ka bërë thirrje për “miqësi vëllazërore dhe ndihmë të ndërsjellë” për të ndërtuar marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.

Ky mesazh më 8 maj, vjen në ditën kur Evropa Perëndimore feston 76-vjetorin e Luftës. Më 9 maj, ndërkaq, Moska do të mbajë paradë për Ditën e Fitores.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shënuar këtë përvjetor dhe përmes një postimi në Twitter tha se “përgjithmonë do të mbetet përgjegjësia jonë që të mbajmë gjallë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë tiranisë nacional-socialiste”.

Ndërkaq, më 7 maj, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier gjithashtu adresoi krimet e nazistëve duke thënë se “përballja me nacional-socializmin dhe kujtimet e padrejtësisë e të fajit, nuk e dobësojnë demokracinë tonë. Përkundrazi, ajo forcon qëndrueshmërinë e demokracisë”. /rel

The post Putin dhe Merkel shënojnë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore appeared first on Mesazhi.com.