Puna në bankë

puna-ne-banke

Pyetje:

A është e
ndaluar të punosh në bankë?

Përgjigje:

Nuk është e ndaluar të punosh në bankat Islame. Kur janë në pyetje bankat konvencionale, një pjesë e punës së tyre është e lejuar siç janë transaksionet e ndryshme të pagesave, ndërsa një pjesë është e ndaluar, ajo që ka të bëj me punën e kamatës. Pra, në pyetje është përzierje e të lejuarës dhe të ndaluarës. Nuk mund të themi as të punohet as të mos punohet në një bankë të tillë duke marrë parasysh kushtet dhe vendet ku jetojmë.

Është e qartë
se muslimanët nuk mund të tërhiqen nga sektori bankarë dhe këtë t’ua lënë plotësisht  tjerëve, sepse kjo nuk do të ishte në interes
të muslimanëve. Është e nevojshme që muslimanët të jenë prezent në këtë sektorë
dhe me një punë të ndershme të kontribuojnë biznesit cilësorë.

Muslimanët janë
të obliguar të besojnë se kamata është e ndaluar dhe duhet t’i ikin sa të jetë e
 mundshme.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për
Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: A. D. Islampress