Pse po ndodhin rrëmbimet e nxënësve në Nigeri?

pse-po-ndodhin-rrembimet-e-nxenesve-ne-nigeri?

Që nga dhjetori, më shumë se 600 nxënës janë rrëmbyer nga shkollat në veri-perëndim të Nigerisë.

Rrëmbimi i së premtes i 317 nxënësve nga Jangebe së Zamfaras, ishte rrëmbimi i dytë masiv brenda 10 ditëve. Autoritetet thonë se sulmet e fundit mbi shkollat janë kryer nga banditë.

Kryesisht në shënjestër të rrëmbimeve ishin udhëtarët të cilët paguanin pastaj për lirimin e tyre mirëpo që nga rrëmbimi i 276 nxënëseve nga Çibokët në vitin 2014, shumë grupe të armatosura  po bëjnë të njëjtën. Presidenti i vendit Muhamed Buhari thotë se guvernatorët e shtetit po e ushqejnë krizën duke u ofruar shpërblime banditëve për pendim dhe dorëzim.

Organizatorit të rrëmbimit në muajin dhjetor dhe bandës së tij iu premtua akomodim në qytet nga Guvernatori Matawalle si dhe ndihma për përmirësimin e jetesës së tyre.

Ndërsa i njëjti, gjatë verës së kaluar u premtoi nga dy lopë çdo banditi që dorëzohet. Ngjashëm vepruan edhe guvernatorë tjerë duke e bërë këtë si diçka fitimprurëse. /Mesazhi.com

The post Pse po ndodhin rrëmbimet e nxënësve në Nigeri? appeared first on Mesazhi.com.