Pse ka shkuar Vjosa Osmani në Shqipëri?

pse-ka-shkuar-vjosa-osmani-ne-shqiperi?

Në fotot e dërguara nga një lexues i lajmi.net, presidentja Osmani shihet në restaurantin ‘Mrizi i Zanave’ në Lezhë të Shqipërisë.

Sipas informacioneve, Osmani ka shkuar në Shqipëri së bashku me familjen e saj.

Presidentja ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt, të cilët kujdesen për sigurinë e Osmanit që nga dita kur është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Osmanit në Shqipëri. /Lajmi.net/