Pse Bill Gates përdorë një telefon të tillë?

pse-bill-gates-perdore-nje-telefon-te-tille?

Gjatë një interviste në aplikacionin ‘Clubhouse’, ai shpjegoi arsyen se përse për vite me radhë ai përdor Android dhe jo iPhone. Gates tha se prodhuesit e Android janë më fleksibël me integrimin e softwerit.

Themeluesi i Microsoft u shpreh se ai preferon të përdorë më shumë Android, por e ka dhe një telefon iPhone që e përdor herë pas here. Sipas Gates, për përdorimin e Android është dhe më e thjeshtë për të pasi prodhuesit shpesh instalojnë paraprakisht Microsoftin.

“Unë në të vërtetë përdor një telefon Android. Meqenëse dua të mbaj gjithçka, shpesh luaj edhe me iPhone. Disa nga prodhuesit e Androidit instalojnë paraprakisht programin Microsoft në një mënyrë që e bën më të lehtë për mua.

Ata janë më fleksibël për mënyrën se si softueri lidhet me sistemin operativ. Kështu që ishte më e lehtë për ta mësuar përdorimin e tij”, ka thënë ai.