Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së, paralajmërohet bllokimi i punës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

protestojne-punetoret-teknike-te-up-se,-paralajmerohet-bllokimi-i-punes-nese-nuk-plotesohen-kerkesat-e-tyre

Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë duke protestuar para Rektoratit të Universitetit.

Punëtorët janë duke protestuar për shkak se ende nuk e kane marrë pagën e muajit dhjetor 2020, dhe për mos pajisje me kontrata të punës, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili ishte në protestë, tha se nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen deri në ora 14:00, atëherë do ta bllokojnë gjithë punën.

“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosën. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, theksoi ai.

The post Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së, paralajmërohet bllokimi i punës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre appeared first on Mesazhi.com.