Protesta kundër kryeministrit izraelit Netanyahu në Kuds

protesta-kunder-kryeministrit-izraelit-netanyahu-ne-kuds

Disa qindra qytetarë në Kuds mbajtën protesta kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit mbajtën një marsh protestues deri në rezidencën e kryeministrit izraelit në Kuds.

Të tubuarit thanë se dëshironin të shprehnin qartë zemërimin e tyre për korrupsionin në të cilin është përfshirë Netanyahu.

Protestuesit brohorisnin slogane kundër kryeministrit izraelit dhe i bënë thirrje të japë dorëheqje.

Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti, shkeljen e besimit dhe mashtrime por ai ka mohuar akuzat.

The post Protesta kundër kryeministrit izraelit Netanyahu në Kuds appeared first on Mesazhi.com.