Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

prokuroria-nis-hetimet-per-sulmin-ndaj-gazetarit-visar-duriqi

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria e Prishtinës ka thënë se ka inicuar rast të “lëndimit të rëndë trupor”, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.​ /Lajmi.net/