Prokuroria ka nisur hetimet për hyrjen e vaksinës anti -COVID në pjesën veriore të Kosovës

prokuroria-ka-nisur-hetimet-per-hyrjen-e-vaksines-anti-covid-ne-pjesen-veriore-te-kosoves

Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti-COVID në pjesën veriore të Kosovës pa përfillur dispozitat e zbatueshme ligjore, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse vaksinat janë sjellë në Kosovë, si dhe nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këto çështje.

“Ne sigurojmë publikun se mbetemi syhapur në zbulimin, hetimin dhe ndjekjen e veprimeve të kundërligjshme që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike, si dhe mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që askush të mos shfrytëzojë situatën e krijuar si rezultat i pandemisë gjatë kësaj kohe kritike”, ka njoftuar prokuroria.

Prokuroria ka thëne se  do ta mbajë publikun të njoftuar në vazhdimësi me zhvillimet./Lajmi.net/