Profesori amerikan: Njohja e Kosovës nga Izraeli, mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së se shteti po rritet

profesori-amerikan:-njohja-e-kosoves-nga-izraeli,-mesazh-i-qarte-per-pese-vendet-e-be-se-se-shteti-po-rritet

Ben-Meir, me anë të ‘Facebook-ut, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm. Kjo, pasi që sipas tij, Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do ketë ambasadë në Jeruzalem.

Tutje, ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE.

Postimi i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do ketë ambasadën e saj në Jeruzalem të Izraelit.

Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt.