Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, kërkohet respektimi i rekomandimeve

procesi-mesimor-nga-neser-vazhdon-ne-objekte,-kerkohet-respektimi-i-rekomandimeve

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Ndërsa duhet theksuar se sot janë marrë vendime nga Qeveria e Kosovës, për lehtësimin e masave antiCovid.