Prizren: Arrestohet hajni i parave humanitare

prizren:-arrestohet-hajni-i-parave-humanitare

Policia bën të ditur se qytetarja ndaloi të dyshuarin dhe e informoi policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e tij, duke ua lehtësuar organeve të rendit arrestimin e tij.

I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërguan në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit iu gjeten 222 euro të vjedhura nga arka humanitare.

Njoftimi i plotë:

Me date 14 prill 2021, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në poste informoj policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje më këtë rast një qytetarë në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshimtin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare.

Policia sekuestroj këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar.

Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetoj të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikoj dhe ta paraqes para policisë të dyshimtin e rastit të vjedhjes së parave të destinuara për aktivitet humanitarë./Lajmi.net/