Pritet rinumërimi votave të 500 vendvotimeve

pritet-rinumerimi-votave-te-500-vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të rinumërohen votat edhe në 500 vendvotime. Kjo mbetet të diskutohet sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor për raportin që do ta paraqesë Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime.

“Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim e votav e të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor”, ka thënë Elezi.

QNR-ja ka nxjerr këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur ta kalonin procesin e auditimit.

“Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si edhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka thënë ai.

The post Pritet rinumërimi votave të 500 vendvotimeve appeared first on Mesazhi.com.