Prishtinë, 3 vjeçarin e zënë rrethojat e një objekti – është në gjendje të rëndë shëndetësore

prishtine,-3-vjecarin-e-zene-rrethojat-e-nje-objekti-–-eshte-ne-gjendje-te-rende-shendetesore

Sipas policisë së Kosovës, njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, shkruan lajmi.net.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e 3 vjeçarit është e rënduar.

Lajmi.net po tenton të kontaktojë me emergjencën për të marrë një përgjigje lidhur me këtë rast.

“Me datë 24.02.2021, rreth ores 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informaten se një femijë i moshes rreth tre (3) vjecar është i lenduar. Njësitet policore menjëher kanë ndermarr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e vepres penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut te pergjithshem” për procedura të mëtejme hetimore. Lidhur me gjendjen shendetsoretë fëmiut mund te ju adresoheni autoriteteve kompetente shëndetsore”, thanë nga policia e Kosovës për lajmi.net.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin. /Lajmi.net/