Prishje e kabllos nëntokësore, pa rrymë një lagje në Prishtinë

prishje-e-kabllos-nentokesore,-pa-rryme-nje-lagje-ne-prishtine

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga KEDS.

KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës në trafon Emin Duraku, kabllot nëntokësore të cilat furnizojnë rrugët Abdullah Tahiri, Maliq Pashë Gjinolli, Shefqet Zeka dhe një pjesë të Ilir Konushevcit janë dëmtuar në masë të madhe, ku për pasojë aktualisht rrugët e lartëcekura janë pa energji elektrike.

KEDS thotë se ekipet po punojnë maksimalisht që sa më parë të sanojnë dëmin dhe të ri kthehejnë furnizimi me energji elektrike. /Lajmi.net/