Princi Harry mbërrin në Britani të Madhe për varrimin e gjyshit të tij

princi-harry-mberrin-ne-britani-te-madhe-per-varrimin-e-gjyshit-te-tij

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.

Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti. Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.

Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.