Presidentja Osmani përgjigje “briliante” për kritikuesit, po i bllokon kudo në rrjetet e saj sociale

presidentja-osmani-pergjigje-“briliante”-per-kritikuesit,-po-i-bllokon-kudo-ne-rrjetet-e-saj-sociale

Në llogaritë zyrtare të Osmanit nëpër rrjete sociale po bllokohen qytetarët të cilët po ia përmendin qëndrimet e dikurshme të saj, shkruan lajmi.net.

Një qytetar ka shkruar se faqja zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani në Facebook e ka bllokuar profilin e tij në këtë rrjet social.

“Përmes një llogarie të verifikuar nga Facebook-u, presidentja e ulë rëndësinë e këtij komunikimi duke bllokuar qytetarë që rastësisht mund të artikulojnë diçka që nuk pajtohen me të”, ka shkruar Afrim Halili në Facebook.

Por, Osmani duket se nuk është e kënaqur as me kritikuesit e saj në Twitter.

Kështu, ajo ka bllokuar një qytetar tjetër, i cili thotë se Osmani nuk po mund t’i pranojë kritikat dhe faktet për ndryshimin e qëndrimeve të saj ndër vite.

“Kur “presidentja e unitetit” nuk mundet me i pranu kritikat e faktet për ndryshimin e parimeve e qëndrimeve të saj ndër vite”, ka shkruar në Twitter Armir Bejtullahu.

Bejtullahu po ashtu ka bashkëngjitur fotografinë e cila dëshmon se llogaria e Presidentes Vjosa Osmani në rrjetin social Twitter e ka bllokuar llogarinë e tij.

Njëjtë si Osmani kishte vepruar edhe ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, por Gjykata kishte vendosur se Trump në këtë rast kishte bërë shkelje kushtetuese, pasi nuk kishte të drejtë t’i bllokonte njerëzit nga llogaria e Presidentit.