Presidenti Ilham Aliyev vlerëson Selçuk Bayraktarin me “Dekoratën e Karabakut”

presidenti-ilham-aliyev-vlereson-selcuk-bayraktarin-me-“dekoraten-e-karabakut”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e dha drejtorit teknik të kompanisë “Baykar”, Selçuk Bayraktar “Dekoratën e Karabakut”.

Aliyev priti në takim Selçuk Bayraktar dhe Haluk Gorgun, president i Bordit Ekzekutiv dhe drejtor i përgjithshëm i ASELSAN-it, të cilët ndodhen për takime në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

Në takim u diskutua bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, mjetet ajrore pa pilot (dronë) që ndryshuan rrjedhën e Luftës së Karabakut dhe risitë në teknologji.

Pas pritjes, Aliyev i dorëzoi Selçuk Bayraktarit “Dekoratën e Karabakut”, i cili jepet për të shpërblyer ushtarët dhe civilët që shërbyen në çlirimin e tokave azerbajxhanase në luftën e Karabakut Malor nga pushtimi armen.

Me gjeneratën e re të mjeteve ajrore pa pilot (SIHA), të cilat prodhon nga Baykar u ndryshua rrjedha e luftës dhe ato luajtën një rol të rëndësishëm në çlirimin e Karabakut Malor nga pushtimi.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, Selçuk Bayraktar, shkroi: “Ne jemi të nderuar që së bashku me babanë tim Ozdemir Bayraktar dhe vëllain tim Haluk Bayraktar, ne u vlerësuam me “Dekoratën e Karabakut” nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e përbashkët të një kombi dhe dy shteteve.”

The post Presidenti Ilham Aliyev vlerëson Selçuk Bayraktarin me “Dekoratën e Karabakut” appeared first on Mesazhi.com.